Konstituimi i parlamentit të ri ka prodhuar ndryshime radikale në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike. 24 eksponentë me peshë të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, me humbjen e mandatit të deputetit në datën 9 shtator, humbasin automatikisht postet në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, së bashku me statusin e anëtarit të forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie.
Sipas neneve 34 dhe 36 të statutit të Partisë Demokratike, të ashtuquajturit kundërshtarë të linjës së Lulzim Bashës në PD, të cilët nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, largohen automatikisht në bllok nga dy forumet më të larta të kësaj partie, nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar.