Report TV - Skandal në muzeun “Marubi” kërcime mbi tavolina

2018-05-02 1

Skandal në muzeun e fotografisë "Marubi" në Shkodër. Drejtori i këtij muzeu, Luçiano Bedeni ka hapur dyert e muzeut për të organizuar një festë private.

Festa është bërë për nder të mikeshës së tij, Kristi Kola e cila aktualisht është anëtare e këshillit bashkiak.

Miqtë e anëtares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës i kanë uruar largimin e saj drejtë Italisë, por në një ambient shumë të veçantë, në atë të muzeut ?Marubi? në Shkodër.

Nuk dihet nëse ambientet e muzeut të ?Marubi? janë tashmë të lira për organizimin e ditëlindjeve apo festave të tilla private.
Por nga fotografitë e bëra duket qartë se brenda ambienteve janë përdorur pije alkoolike, ndërsa të rinjtë e ftuar në festë kanë kërcyer edhe mbi tavolinat e muzeut.

Free Traffic Exchange