Ashtu siç edhe ishte parashikuar, shirat e rrëmbyeshëm janë rikthyer në vend.
Meteorologët bëjnë me dije se nga pasditja e sotme do ketë rrebeshe shiu në të gjithë vendin.
Nga mbrëmja deri në mesnatë do të ketë shkëputje të përkohshme të shirave, por sërish pas mesnatës dhe orët e para të së martës sjellin shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore.
Situata paraqitet e rënduar në Vlorë dhe Fier, ku era e fortë dhe shirat e rrëmbyer kanë goditur këto dy qytete, ndërsa herë pas here ka pasur edhe shkarkime atmosferike.