Report TV - Sarandë, iu fik skafi në det shpëtohen turistët

2018-05-02 0

Katër turistët kosovarë që u bllokuan në një skaf në Sarandë, për shkak të motit të keq, janë shpëtuar nga Policia Kufitare.

Turistët e bllokuar kanë kërkuar ndihmë, teksa rrezikonin jetën mes dallgëve të detit, që arrinin në 5 ballë, pasi iu është fikur skafi për shkak të një defekti.

Policia Kufitare dhe rojet bregdetare të Sanradës kanë nisur menjëherë operacionin e shpëtimit, i cili ka rezultuar me sukses, duke nxjerrë pa dëmtime nga dallgët katër turistët.

Mësohet se kanë qenë vetë turistët, që kanë telefonuar për ndihmë në numrin 112 pranë Policisë së Shtetit.

Free Traffic Exchange