Aldo Morning Show/ Bashkohet Vjollca dhe Dilaveri, si do të shkojë lidhja e tyre (11.09.17)

2018-05-02 1

?Aldo Morning Show?, ka bërë bashkë Vjollcën dhe Dilaverin.
Përmes lidhjes telefonike 60-vjeçarja ka kërkuar të kontaktojë me 67-vjeçarin dhe kanë rënë dakort për një takim dhe për shkëmbimin e numrave të telefonit. Të dy kanë fëmijë të martuar dhe jetojnë të vetëm
?Jam nga Elbasani,60 vjeç. Kam 2 fëmijë të martuar. 4 vite më parë më ka vdekur burri, kërkoj një njohje me Dilaverin nga Korça? tha Vjollca.
?Unë jam 67 vjeç, jam me shkollë të mesme, kam jetuar 22 vjet në Greqi, vazhdova të lartën për inxhinieri mekanike, kam qëndruar sërish në Greqi 18 vite. Para një viti më ka vdekur gruaja dhe tani kërkoj një njohje. Kam dy fëmijë të mëdhej që jetojnë në Greqi. Kam shtëpi të madhe, kam një makinë benz dhe dy motorra. Jam nga Liboniku, para se të futesh në Korçë. Të takohëmi ku të duash dhe flasim? tha Dilaveri.