Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në paraqitjen programatike, kryeministri Edi Rama i zgjati dorën e bashkëpunimit opozitës për cështjet që na bashkojnë, pavarësisht politikës së ditës duke kërkuar që vendi të mos përbaltet më në arenën ndërkombëtare. Rama premtoi mundësimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit 2021 ndërsa theksoi se bashkimi ekonomik kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është diçka që duhet të arrihet. Kryeministri theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave por shtyrja vjen si pasojë e sebepeve që nuk kanë lidhje me vendin tonë. Në fund Rama kërkoi analizë e debatit mbi mbulimin e statujës së Skënderbeut për të cilën tha se qëllimi është goditja e harmonisë fetare në vend
Tirane- Në një fjalim me qasje krejtësisht të ndryshme nga ai i 4 viteve më parë.
Kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes programatike, u shfaq reflektues dhe tolerant me opozitën duke kërkuar që debati të përqendrohet tek gjërat që na bashkojnë përtej konfliktit politik
Pasi uroi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci duke pritur që drejtimet e seancave të mos jenë si legjislaturën e kaluar, Rama pranoi gabimet që ka bërë në madatin e shkuar si dhe këroi që konfliktet e brendshme, të mos bëhen objekt i përbaltjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Edi Rama: Jo armiq, asnjëherë, po as kundërshtarë. Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ju, po me idetë e me politikat tuaja. Shpresoj të jetë kështu edhe për ju!
Kush prej nesh fiton dhe çfarë dreqin fiton, duke e dëmtuar reputacionin e Shqipërisë në sytë e botës?
Absolutisht, askush këtu nuk fiton asgjë. Të tjerë po, dashakeqë të këtij vendi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ftese-opozites-per-voten-e-emigranteve-per-2021/