Trafikantët e 1 ton drogë, 2 javë në përgjim

2018-05-02 0

Për dy javë me radhë tre trafikantët të cilët i shpëtuan policisë gjatë aksionit antidroge ?plazhi i vjetër? ku u kap një ton kanabis, ishin në përgjim nga prokuroria.

Çdo lëvizje e personave ishte në survejim pasi ndiqeshin nga njësia operacionale në terren dhe të dhënat që ata do trafikonin drogë ishin të sakta, madje ata kishin caktuar edhe vendin. Burime nga grupi hetimor sqarojnë për Tv Klan se të premten gomonia ka është parë dy herë në plazhin e Zvernecit, me qëllim ngarkimin aty.

Por për arsye që grupi hetimor nuk i shpjegon trafikantët vendosen të ngarkohen 30 metra larg portit të Vlorës. Lënda narkotike ishte futur në një shtëpi të pabanuar, ndërsa tre trafikantët të cilët ishin në një gomone në det të hapur nuk janë afruar afër bregut. Ata kanë pikasur policinë dhe janë larguar me shpejtësi duke mos i dhënë mundësi reagimit të policisë dhe Guardia di Finanzës, e cila ishte përfshirë në aksion.

Burime nga grupi hetimor thonë se ka dyshime se ky operacion është dekonspiruar. Dyshimet se ata janë informuar, janë ngritur nga ndryshimi i vendit të ngarkimit nga Zvërneci në plazhin e vjetër dhe mos afrimi në breg me mjetin lundrues. Policia i ka identifikuar trafikantet dhe i ka shpallur ne kërkim./Tv Klan