Report TV - Programi, Rama: Gati për dialog me opozitën. Basha: Kurth!

2018-05-02 0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme të mandatit të dytë 2017-2021.

Seanca nisi me debate, pasi opozita e re, PD-LSI kundërshtoi procedurën duke kërkuar që më parë të mblidhej Konferenca e Kryetarëve, pasi është shkelur rregullorja.

Sipas, PD programi duhet të ishte depozituar 48 orë para dhe Konferenca e Kryetarëve të mblidhej, por ky institucion nuk është ngritur, pasi PS nuk ka vendosur emrat që do të drejtojnë këto komisione.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ruçi deklaroi se ftesa e tij të shtunën për konsultë u refuzua nga kryetarët e grupeve parlamentare, duke i dhënë fjalën Ramës për prezantimin e programit.

Në fjalën e tij kryeministri deklaroi se objektivat i tij do të jetë; Rritja ekonomike, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Integrimi në BE.

Gjithashtu Rama pranoi se presioni i opozitës për kanabisin dhe dekriminalizimin ishte një shkundje për qeverinë, por kërkoi që më parë problemet të diskutohen në Shqipëri dhe jo në Bruksel duke kërkuar nisjen e nje faze te re dialogu.

Free Traffic Exchange