Humb jetën nëna në maternitet, shpëton foshnja - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për familje Beqo nga Vlora, e hëna duhet të ishte një ditë e bukur, por ka përfunduar në një tragjedi. 28-vjeçarja Eriselda Beqo humbi jetën në sallën e operacionit, teksa sillte në jetë foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Vlorës. Mjekët thonë se e reja humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, ndërkohë foshnja është në gjendje të mire. Familjaret thonë se e reja, nënë edhe e një djali 6 vjeçar, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor me pare dhe akuzojnë mjeket për pakujdesi. Ndërkohë policia ka nisur hetimet. Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh ne maternitetin e Vlorës.