Basha: Programi i Ramës, demagogji - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ende s?ka folur ne parlament per shkak te rregullores, por ai shfrytëzoi mediat jashtë sallës se seancave per te kritikuar programin e qeverise Rama 2 si propagande.?Kjo ishte paraqitja më boshe, më sipërfaqësore, ku thelbi ishte eliminuar tërësisht dhe zëvendësuar nga propaganda dhe demagogjia e stampës më të vjetër. Për një brez më të vjetër, ishte një reminishencë e fjalimeve që mbaheshin në këtë sallë, në kohën kur vendin e qeveriste byroja politike e rrëgjuar mendërisht e në çdo aspekt tjetër.?Një prej shtyllave kryesore te fjalimit te kryeministrit Rama ishte nje marrëdhënie ndryshe me opozitën, per t?u bere bashke per çështje qe nisin nga integrimi e imazhi i Shqipërisë deri tek gjuha shqipe apo figura e Skënderbeut. Por Lulzim Basha edhe pse nuk dha nje përgjigje te drejtpërdrejte per ftesën e Rames, la te nënkuptohet se bashkëpunimi do te jete i vështire kur i kujtoi rivalit politik se nuk është drejtor i Institutit te Albanologjisë.?Fjala u përqendrua te Skënderbeu, heroi ynë kombëtar dhe tek virtytet e gjuhës tonë shqipe, në një përpjekje mjerane për t?i folur ndërgjegjes patriotike të çdo shqiptari të djathtë e të majtë, ku në fakt ai nuk është aty si drejtori i Institutit të Albanologjisë, por si kryeministër i vendit. Dhe përgjegjësia e tij nuk janë as shtatorja e Skënderbeut dhe as nami dhe vendi i tij në histori, se atë e kanë përcaktuar shqiptarët dhe nuk ka zot ta ndryshojë. Roli i tij dhe përgjegjësia e tij është t?u tregojë shqiptarëve se përse në këto 4 vite shkatërroi ekonominë shqiptare.?Basha përsëriti akuzën se Rama qeveris me krimin e per ketë arsye, nuk mund te ketë kompromis me ketë qeverisje.?Edi Rama është në krye të një aleance më të rrezikshme në historinë tonë 20- vjeçare. Aleancës së politikës me krimin. Dhe kur bën aleancë me krimin, asgjë tjetër nuk funksionon; as shteti ligjor, as demokracia, as ekonomia, as administrata. E gjitha kjo është një shfaqje e shëmtuar, sikundër ky parlament nuk është gjë tjetër veçse një butafori, produkt i aleancës së Edi Ramës me krimin.?Te martën parlamenti do te zhvilloje seancën e debatit per programin e qeverise Rama 2 dhe te gjithë deputetet e opozitës jane lajmëruar te bëjnë gati diskutimet kundër maxhorances socialiste.