Report TV - Fier, mësuesja del në pension nxënësit në mëshirë të fatit

2018-05-02 1

Fillimi i vitit të ri shkollor ka gjetur pa përgatitur Drejtorinë Arsimore të Fierit , pasi një klasë e katër në shkollën 9 vjeçare ?Naim Frasheri? nuk ka mësuese.

Shkak për këtë është dalja në pension e mësueses ekzistuese.

Sot në klasën e katert ?b? ndodhej vetëm psikologia , e cila ishte për kujdestarinë e një fëmije me aftësi të kufizuar.

Të revoltuar nga ky fakt, prindërit shprehen se prisnin të vinte një mësuese e re, por nuk ka ardhur.

Ata thonë se Drejtoria Arsimore ashtu dhe drejtoria e shkollës duhet të kishin marrë masat për të sjellë një mësuese të re dhe jo të lihen në këtë formë fëmijët.