Votimi i Ruçit/ Basha: Ndoshta manipulim. Berisha: Thikë pas shpine! - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha ka thërritur mesditën e së dielës, një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, për të analizuar rrjedhjen e votove të dy deputetëve demokratë, në votimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. PD lë të hapur mundësinë e dy skenarëve, si për manipulim të votimin, ashtu dhe për rrjedhje votash. Në deklaratë dënohet me ashpërsi atë çfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend.

?Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar?, thuhet në deklaratë.


Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së Basha dhe paraardhësi i tij Berisha, kanë mbajtur qëndrime të ashpra. Por, nëse Basha i ka qëndruar tezës së manipulimit nga socialistët, Berisha ka folur për tradhti.

Sali Berisha: Vendimi i grupit ishte për ta votuar kundër kandidaturën e Gramoz Ruçit. Partia Demokratike dënon rrjedhjen e votës në seancë. Partia Demokratike dënon manipulimin e Partisë Socialiste. PS po përpiqet për blerjen e deputetëve të PD në procesin e votimit.