Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa të hënën nis viti i ri shkollor, fëmijët e shtatë familjeve rome në fshatin Çukë të Sarandës duket se nuk do të shkojnë në shkollë. Familjet e tyre jetojnë në kushte të ëvshtira, duke siguruar një jetesë minimale me mbledhjen e kanaçeve, ndërsa gratë dalin për të lypur bashkë me fëmijët. Familjet janë vendosur në ish-kinemanë e fshatit Çuke pas rënies së komunizmit dhe prej asaj kohe askush nuk është kujtuar për ta.
7 familje rome në Çukë të Sarandës jetojnë prej gati 30 vjetësh në kushte të vështira, të vendosura që prej viteve të para të rënies së sistemit komunist në ish-kinemanë e fshatit.
Gjendja e keqe ekonomike i shtohet strehimit të papërshtatshëm, ku mungojnë tualetet dhe me mjedise të rrënuara ku shiu futet brenda banesave.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/historia-e-trishtuar-e-7-familjeve-rome-qe-neser-nuk-do-shkojne-ne-shkolle/