Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer ndaj Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pas rrjedhjes së të paktën dy votave në seancën plenare të së shtunës gjatë votimit të Gramoz Rucit në krye të kuvendit.
Në mbledhjen e thirrur me urgjencë nga Lulzim Basha, Berisha nuk ka kursyer askënd, duke kërkuar ndëshkim për atë që e cilësoi tradhti brenda grupit.
?Kam dalë i pikëlluar e me kokën poshtë nga seanca e djeshme. Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata qe e bënë duhet ta dine që ne e dënojmë. Na duhet prova për të qenë seriozë. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben të mbajmë qëndrim në falsitet, se nuk jemi vetëm, është populli që na gjykon. Nuk mund të gjejmë pretekst që t?i hedhim hi syve.?
Pakënaqësinë së kurseu as ndaj dy deputetë të rinj,Grida Duma e Ervin Salianji, të cilët përmes postimeve në rrjetet sociale akuzuan socialistet se i manipuluan votat për Ruçin.
?Sa dolëm nga parlamenti Ervin, news-i thoshte Ruci u zgjodh me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t?ia tregosh votat një për një sërish kjo nuk bind. Ti thua gjëra te tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim, se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti, me një qëndrim të kryesisë së grupit. Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcohej. Unë kam bindjen që aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Këta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Më vjen keq Ervin, por këtu s?jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohë që kjo që themi ne, shitblerja e deputetëve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Në 27 vjet ka 50 raste shitje, kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.?
Lulzim Basha e dënoi po ashtu rrjedhjen e votave, por pa hedhur poshtë variantin e manipulimit.
?Rrjedhja e votave në seancë është e papranueshme. Vendimi i grupit është për tu respektuar në unanimitet. Partia Demokratike dënon edhe manipulimin e Partisë Socialiste si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të opozitës në këtë proces votimi.?
Por ndaj Bashës kritik ka qenë edhe njëri prej aleatëve, Dashamir Shehi, i cili i ka kërkuar Lulzim Bashës që është përgjegjësia e tij të gjejë deputetët që votuan kundër vendimit të grupit./Tv Klan