Report TV - Vlerësimet e kolegëve për Hajrie Rondon

2018-05-02 3

Për aftësitë e larta profesionale dhe talentin e spikatur, Harie Rondo është vlerësuar nga kritika dhe figura të shumta të artit skenik shqiptar. Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, dy të regjisorët e mëdhenj të filmit shqiptar e vlerësuan talentin në rritje të saj dhe e zgjodhën Rondon për rolet e tyre të veçanta. Ajo mbeti një mit me rolin e saj tek Filmi i Anagnostit ?14 vjeç dhëndër?. Miti i Hajrie Rondos lidhet me dhuntitë e saj natyrore dhe të kultivuara, me talentin dhe karakteristikat më të dukshme të personalitetit të saj artistik.

Kritiku i artit dramatik, Josif Papagjoni e konsideron atë një ?artiste të shquar? e cila, në sajë të ?vullnetit ka arritur kuotat e epërme të artit?. Ai e cilëson atë ?aktore tragjike? për rolet pikante që ka luajtur në dramën e Artur Milerit, ?Shtrigat? e Salemit?, si dhe në dramat e Agollit, ?Gjëmimi i atij dimri? dhe ?Baladë për nënën?. Sepse Hajrie Rondo, thotë ai, ?kap substratin sublim të artit?. Papagjoni thotë se ?interpretimet e saj spikatin për dashuri njerëzore, temperament, ndjenjë, përjetim të thellë me frymë shqiptare, ekspresivitet, formë e elegancë, ritëm e dinamikë. Me talentin e saj të rrallë ajo ka vizatuar plot bukuri e mjeshtëri figura grash e nënash sa të ashpra e krenare, plot dinjitet, po aq të buta e mallëngjyese e shpesh me humor. E mrekullueshme është ajo posaçërisht në zhanret e komedisë ku spikat për burteskun e groteskun lumturisht të harmonizuara me të vërtetën, karakterin dhe natyrshmërinë.?