Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa sheshe përgjatë Lungomares do të rehabilitohen për të sjellë më shumë gjelbërim dhe kënde sportive argëtimi. Pas ndërtimit të shëtitores së re të qytetit, Bashkia ka projektuar ndërhyrje dhe në qendrën historike të Vlorës. Qëllimi është që Vlora të bëhet më tërheqëse për pushuesit dhe më e jetueshme për vlonjatët.
Projekte të reja për Vlorën, pas ndërtimit të Lungomares, me synimin e shndërrimit të tij më tërheqës për pushuesit dhe më të jetueshëm për vlonjatët.
Bashkia e Vlores do te nise se shpejti një paketë projektesh që mund të cilësohen si agupunturë urbane ku përfshihet rehabilitimi i disa shesheve përgjatë shëtitores bregdetare.
Projekti tashmë ka përfunduar, sqaron drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Erion Ahmataj. Sipas tij, synohet të ketë më shumë hapësira të gjelbërta dhe kënde sportive apo argëtimi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rivitalizohet-qendra-historike-e-qytetit-nderhyrje-ne-disa-sheshe-te-lungomares/