Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automjetesh që lëvizin të dehur në timon, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejuara, shkeljet e semaforit, etj.
Gjatë 48 orëve të fundit, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Në kuadër të këtij aksioni, janë vënë në pranga 3 drejtues mjetesh, të cilët lëviznin në gjendje të dehur.