Të hënën Rama paraqet programin për mandatin e dytë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar. Dekreti presidencial do t?i kalojë seancës plenare të së hënës paradite për votim nga deputetët. E hëna do të shënojë përballjen e madhe mes mazhoranës dhe opozitës. Në orën 10:00, ligjvënësit do të mblidhen në seancë parlamentare, ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, pjesë e cila do t?i lë vendin debatit e më pas votimit të qeverisë. E ndërkohë, një ditë më parë kreu i shtetit dekretoi Edi Ramën si kryeministër në mandatin e tij të dytë qeverisës.

?E falënderoj Presidentin e Republikës për shpejtësinë me të cilën ka reaguar, duke e bërë të lehtë nga pikëpamja procedurale rrugën drejt seancës së ditës së hënë. Pastaj, sigurisht do të dëgjojmë me vëmendje të gjithë kundërshtitë e natyrshme të opozitës, do të mundohemi të reagojmë ndaj çka mund të jetë racionale dhe në përputhje me programin tonë dhe do të vazhdojmë të shpresojmë që opozita të jetë në këtë sallë, një sfidë e vërtetë për ne dhe jo një shprehje permanente e boshllëkut të ideve, e boshllëkut të programit, e boshllëkut të lidershipit, siç ka qenë në 4 vitet që shkuan.?Ne vitin 2013, Edi Rama shkoi ne Presidence per ta marre personalisht dekretin nga kreu i shtetit i asaj kohe Bujar Nishani, ndërsa kete here nuk pati asnjë takim apo shtrëngim duarsh dhe Presidenti Meta thjesht firmosi dekretin, por sipas Kryeministrit Rama kjo nuk tregon një marrëdhënie te tensionuar.

?Më vjen keq, gjërat kanë radhën e tyre dhe unë kam respektuar radhën, duke ardhur këtu për të ndjekur procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit. Dhe as mos keni merak se unë do të jem në Presidencë, jo vetëm për qeverinë e re, por edhe sa herë të jetë nevoja për të komunikuar me Presidentin e Republikës lidhur me çështje të interesir kombëtar, apo të interesave të përbashkëta të shqiptarëve.?

Një ditë më parë, kryeministri përsëriti vullnetin e tij per te zbatuar marrëveshjen e 18 majit.

?Me thënë të drejtën, sot, qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë super korrekt, institucional. Do të thosha se është një shenjë pozitive. Pastaj si do vazhdojë, kjo mbetet për t?u parë, pa pasur asnjëherë iluzionin se do të ketë paqe politike nën filizin e brishtë të ullirit të paqes që u mboll në 18 maj. Por duke shpresuar që atë filiz ta ushqejmë në funksion të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta të tyre. Kështu që të jemi të qartë që, nëse opozita dhe kontestualisht PD do të jetë e ashpër, kjo nuk do të thotë se marrëveshja ka vdekur.?

Qeveria e re, pasi të marrë votëbesimin në Parlament, do të betohet para Presidentit të Republikës, i cili mësohet se do të kthehet në atdhe të martën në drektë, pas vizitës zyrtare në Itali. Ceremoni, e cila mund të zhvillohet pasditen e së martës, ose paraditen e së mërkurës. Pavarësisht ceremonisë, e sigurt ësh...