Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kopshti nr 55 që i përket njësisë administrative 4, është gati të presë vogëlushët këtë muaj. Investimi i Bashkisë së Tiranës mundëson kushte më të mira për akomodimin e tyre, dhe i jep zgjidhje ngarkesës së disa institucioneve në këtë njësi administrative. Kryebashkiaku Veliaj pasi ka inspektuar përfundimin e punimeve tha se Bashkia përfundoi rikonstruksionet në 30 kopshte.
Kopshti 55 që i përket Njësisë 4 është i 30-ti që rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës. Ai është gati të presë vogëlushët me ambiente krejtësisht të reja.
Veliaj: ?Jam shumë entuziast që përfunduam kopshtin e 30-të. Ka qenë një premtim i bërë në fushatë, sot e mbajmë, pak ditë pasi ka mbaruar fushata dhe është krijuar Qeveria e re, për të treguar se nuk duhet të kalojnë 4 vjet për të mbajtur një premtim, punën e sotme nuk duhet ta lemë për nesër. Më në fund kemi marrë një vendimmarrje historike, pra të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Gjenerata e ardhshme fillon me çerdhet dhe kopshtet?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-rikonstruksioni-i-30-kopshteve-veliaj-mbajtem-premtimin/