Report Tv - Sekuestrohet një ton kanabis në Vlorë, tre persona në kërkim

2018-05-02 0

Operacioni nga Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë , Policinë Kufitare dhe GdF.

Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen '' 1 Maji'' rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special ''Delta Forcë'', me DVKM Vlorë dhe me GdF, nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ''Plazhi i vjetër''.

Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.

Free Traffic Exchange