Përpos hoteleve, karburanteve, komplekseve sportive, lokaleve dhe vilave, njerëzit e drejtësisë shqiptare kanë në pronësi edhe pallate. Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hysni Demiraj, me të ardhura vetëm dy paga, të tijën dhe të bashkëshortes, në vitin 2007, deklaron se ka lidhur një kontratë me kompaninë Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.
Ja sa ka paguar gjykatsi për ndërtimin e pallatit
Nuk ka të dhëna për vendin e ndërtimit të pallatit dhe vlerën e kontratës, por referuar deklaratave të pasurisë, gjyqtari, po gjatë vitit 2007, ka paguar 40 mijë euro për kontratën me kompaninë në fjalë. Në vitin 2009 ka paguar 12 500 euro, në vitin 2010 ka paguar 8 500 euro, në vitin 2011 ka paguar 6 500 euro, në vitin 2012 6 500 euro etj. Referuar gjithnjë deklaratave të pasurisë të dorëzuara pranë ILDKP, gjyqtari rezulton se, një vit para se të lidhte kontratën për ndërtimin e pallatit, pra në vitin 2006, i ka marrë një shtetasi një hua 5 000 000 lekë.