Pas përfundimit të seancës plenare, Lulzim Basha iu bashkua protestës së antikomunistëve para Kuvendit.
Basha deklaroi se shumica zgjodhi pinjollin e fundit të komunizmit, ndërsa akuzoi se Ruci nuk lejohet që të shkelë në SHBA, pasi është i akuzuar për lidhje me krimin.
Kryetari i PD paralajmëroi protesta në vazhdim, kur u shpreh se do i prijë kësaj beteje deri në largimin e së keqes së madhe, sikur cilësoi ai qeverinë Rama.
?Mblidhemi për të luftuar së bashku, që e djeshme të mos rikthehet , kjo ditë rëndon dyfish sot, ku në parlamentin e dalë nga droga u mor vendimi për të zgjedhur pinjollin e fundit të diktaturës dhe për të sfiduar aspiratën për një Shqipëri të pastër nga droga dhe krimi.
Vendimi i tij provokon, ai eshte pergjegjes per masakrën e ?2 Prillit?. Republika e përdhosur nga krimi. Ne votuam kundër së vazhdimisë së aleancës me krimin.
Ai prej 2005 nuk lejohet që të shkelë në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin. PD do i prijë kësaj beteje deri në largimin e së keqes që kërcënon rikthimin e vizave. Të bashkohemi deri në largimin e kësaj të keqeje? deklaroi ai.