Ora News - I arrestuari për grabitje arratiset nga Komisariati i Policisë Pukë

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh detajet e arratisjes së Ermirjon Nikjes paraditen e sotme nga komisariati i Pukës.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata duke cituar burime paraprake policore nga komisariati i Pukës informon se Emirjoni ka qenë duke u nxjerrë nga dhomat e shoqërimit për tiu drejtuar automjetit të policisë që do ta transportonte drejt dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Në momentin që dy efektivët e policisë kanë qenë duke i vendosur prangat është konfrontuar fizikisht me ta dhe më pas ka arritur të dalë nga ambientet e komisariatit me shpejtësi, informon Ora News.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/arratisja-emirjon-nikja-u-iku-policeve-kur-do-e-hipnin-ne-makine/

Free Traffic Exchange