Nis legjislatura e re e Kuvendit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Parlamenti ka çelur zyrtarisht punimet ne orën 10.00, duke shënuar nisjen e legjislaturës se 9. I pari ne ambientet e seancës plenare ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili do te qeverise pa aleate fale 74 mandateve qe fitoi ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Ne parlament hyn për here te pare lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili udhëhoqi drejt derës se kuvendit grupin prej 43 deputetesh te PD dhe aleateve te saj.
Seanca e pare ka karakter ceremonial dhe nisi me himnin kombëtar.

Sipas rregullores se kuvendit ketë seance te pare e drejton deputeti me i vjetër ne moshe dhe ishte Besnik Bare, i cili u uroi pune te mbare deputeteve.

Ne ketë seance te pare nje nga elementet qe ra ne sy ishte vendosja e deputeteve ne sallën e parlamentit.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi te ulej mes numrit dy te PS Gramoz Ruci dhe Taulant Balles dhe pak ndryshime u vunë re ne vendosjen e socialisteve ne raport me legjislaturën e kaluar.

Ndryshimet me te mëdha ishin ne kampin demokrat, grupi parlamentar i te cilit ka pësuar ndryshimet rrënjësore. Kreu i PD Lulzim Basha u ul ne rreshtin e 4, mes Oerd Bylykbashit e Genc Pollos. Ndërsa ish-kreu i PD Sali Berisha, ruajti te njëjtin vend si ne parlamentin e kaluar, ne rreshtin e dyte. Por ketë here ne krah te tij nuk është me Jozefina Topalli, por Jorida Tabaku e Tritan Shehu.

Ne kete seance u ngrit komisioni per verifikimin e mandateve te deputeteve dhe i vetmi qe kërkoi fjalën ishte kreu i PD Lulzim Basha, e drejte kjo qe nuk iu dha, pasi rregullorja nuk lejon diskutime ne ketë faze te punimeve te kuvendit.

Free Traffic Exchange