http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një makinë u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e së premtes në aksin nacional Bulqizë ? Klos, në vendin e quajtur Qafa e Buallit.
Si pasoje e flakëve u dogj rëndë dhe drejtuesi i mjetit tip Ford Shkëlqim Çela me origjinë nga Fushë Kruja.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje arriti ne përfundimin se makina, e cila lëvizte në drejtim të Fushë Krujës, mori flakë në ecje e më pas u shkrumbua plotësisht.
Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët pikasën zjarrin e gjetën 42 vjeçarin pak metra larg mjetit. Ata transportuan Çelën në spitalin e Bulqizës, ndërsa sipas mjekëve ai është djegur në 70 përqind të trupit, ndaj dhe është bërë transportimi në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Paraprakisht shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike në bateri. Policia tha se drejtuesi i cili ndodhej i vetëm në makinë, ka tentuar fikjen e zjarrit ku për pasojë ka pësuar djegie të shkallës së rëndë.