Report TV - Gjyqtarja që shleu kredinë 312 mijë euro brenda vitit

2018-05-02 0

Befasitë me pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të sosur. Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para zbatimit të ligjit të Vetingut, së bashku me bashkëshortin e saj, Neshat Fana, ish-kryetar i Shkollës së Magjistraturës, i njohur edhe si avokat i Sali Berishës, rezulton se kanë shlyer brenda vitit një kredi me vlerë 312 343 euro.

Konkretisht, referuar deklaratave të pasurisë, çifti Fana ka marrë një kredi me vlerë 335 mijë euro, të cilën kanë nisur ta shlyejnë që nga viti 2012, duke paguar shumat 33-40 mijë euro në vit. Por, ata befas e kanë shlyer kredinë në vitin 2014, ku detyrimi i mbetur ishte 312 343 euro. Çifti Fana shpjegon se kredinë e ka këmbyer me një vilë, e cila po ndërtohej. Pra, vila në ndërtim, sipas tyre, kishte vlerën e 312 mijë eurove.

Free Traffic Exchange