Report TV - Basha rikthehet në Kuvend pas 6 vitesh: Gjithçka normale

2018-05-02 0

Lulzim Basha është rikthyer në Kuvend pas 6-vitesh, në seancën e parë të legjislaturës së IX.

Ai la sallën e Kuvendit në 2011-ën, kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Pas daljes nga Kuvendi seancën konstituese të kësaj të shtune, i pyetur nga mediat, kryetari demokrat, Lulzim Basha ka komentuar seancën e parë të kësaj legjislature parlamentare.

"Nuk kishte ndonjë impakt. Ishte një ritual ceremonial të nisjes së seancës, gjithçka normale.

Pse kërkova fjalën unë do ta mësoni në seancën e pasdites", ka thënë ai.