Grupi i Partisë Demokratike do të votojë kundër Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit në seancën e së shtunës dhe më pas do t?i bashkohet protestës se ish të përndjekurve jashtë sallës së parlamentit. Ky mësohet të jete vendimi i grupit parlamentar te Partisë Demokratike në të parën mbledhje ku Lulzim Basha paralajmëroi një opozitë jo të lehtë përballë një maxhorancë të konsoliduar numrash.
Pas një heshtje të gjatë, Basha foli për sfidat me të cilat grupi demokrat do të përballet në katër vitet e saj të qëndrimit në opozitë.
?Opozita jonë nuk do të jetë e lehtë. Qeveria kontrollon të gjitha instrumentet. Ne kemi 3 sfida të rëndësishme. Na takon ne që të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po izolojnë vendin.?
Teksa mohoi se do të ketë përfshirje në nivelet e dyta te qeverisjes, Basha la të hapur mundësinë e bashkëpunimit për reformën zgjedhore me Edi Ramën, por pa përmendur paktin e nënshkruar mes tyre në 18 Maj.
?Ne do të reformojmë dhe modernizojmë Partinë Demokratike, e cila do t?i paraprijë reformimit të të gjithë sistemit politik në vend duke filluar nga sistemi zgjedhor.?
Mbledhja e së premtes vendosi ndryshimin e strukturës drejtuese në parlament dhe komisione, duke propozuar si kryetar të grupit Edmond Spahon, ndërsa Edi Palokën si nënkryetar të parlamentit./Tv Klan