Basha: Qeveria kontrollon të gjitha pushtetet, edhe ato jopolitike

2018-05-02 0

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e parë të grupit parlamentar ka akuzuar mazhorancën qeverisëse se nuk i ka dhënë opozitës asnjë pushtet real ndërkohë që qeveria kontrollon të gjitha instrumentet.

Ai akuzoi se qeveria ?madje kontrollon edhe pushtetet jopolitike, që janë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë siç janë mediat dhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile.?

Basha mohoi edhe çdo zë për përfshirje në qeverisje, duke theksuar se ?ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën? dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë e nevojshme për integrimin evropian të vendit.?

?Do të propozojmë zgjidhje morale dhe ligjore në interes të publikut. Do të informojmë dhe sqarojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit, do të denoncojmë dhe do të protestojmë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit dhe do të luftojmë kundër drogës dhe krimit. Ne do të jemi alternativa e njerëzve, do të jemi gjithmonë me njerëzit. Shqiptarët e thjeshtë janë më të braktisur se kurrë nga politika e korruptuar e vendit, ne duhet jo vetëm t?i kthejmë ata në qendër të politikës, por t?u japim shpresë?, tha Basha.

Kryedemokrati kishte një mesazh edhe për deputetët e rinj të Partisë Demokratike, qe do të hyjnë nesër për herë të parë në Kuvend.

?Deputetëve të rinj dua t?ju uroj nj fillim të mbarë, të misionit politik në shërbim të njerëzve. Mirë se vini në botën e ashpër të politikës shqiptare, do t?ju fyejnë, do t?ju sulmojnë dhe do t?ju vënë në dyshim, por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin?./tvklan.al

Free Traffic Exchange