Ai tha se duhet të bëhemi pengesë për të mos lejuar që vendi të rrëshqasë në kaos nga droga dhe krimi.
?Një mesazh të shkurtër. Dua ta filloj më një mesazh të qartë, ne jemi opozita dhe të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votë. Nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rast dhe asnjë rrethanë.
Një opozitë e fortë është domosdoshmëri për Shqipërinë. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, ku do të përcaktohet nëse vendi do i rikthehet integrimit dhe demokracisë apo do të zhytet në sundimin e krimit me elitën e korruptuar.
Kemi tre sfida; në takon ne të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaos, droga, krimi dhe korrupsioni po e vdesin cdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojë vendin. Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe të ofrojmë alternativën? deklaroi ai.
E ndërsa theksoi se objektiv do të jetë reformimi i PD, Basha deklaroi se do të ketë protesta kundër keqqeverisjes së vendit.