Veliaj: Çdo lagje do të ketë një kënd më vete - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në nisje të punimeve të një hapësire lojërash dhe shplodhëse për fëmijët dhe të moshuarit në Njësinë 7 në kryeqytet, krybashkiaku Erion Veliaj garantoi se bashkia do të vijojë investimet. Në dy vitet në vazhdim, ato do të shtrihen në nivel kapilar në çdo lagje, tha ai. ?Nëse nuk mendojmë për ekstremet e jetës, kur dikush ka nevojë për ndihmë dhe për dorën e bashkisë, është shumë e vështirë që të kemi komunitete të shëndosha. Ndaj, pasi kemi rregulluar qëndrën e Tiranës, kemi filluar në nivel kapilar në të gjitha lagjet dhe komunitetet e vogla. Mezi pres që këndin ta mbarojmë përpara se të fillojë moti i ftohtë, ku të gjithë banorët e zonës të shijojnë një ambient çlodhës poshtë pallatit të tyre.?Kreu i bashkisë tha se përmirësimi i infrastrukturës ka dhënë rezultate pozitive, dhe numri i qytetarëve të cilët preferojnë që ta kalojnë kohën e lirë në natyrë po rritet. ?Fatmirësisht gjithmonë e më shumë njerëz po dalin jashtë. Nga statistikat tona është 3-fishuar numri i njerëzve që kalojnë kohën e lirë në natyrë. Kjo do të thotë se hapësira si sheshi ?Skënderbej?, transformimi i liqenit, këndi i lodrave, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, nuk po transferojnë të njëjtët njerëz nga blloku në këto vende. Përkundrazi, po nxjerrin më shumë njerëz nga shtëpitë e tyre dhe në një qytet ku jetohet 24 orë, është në fakt një qytet ku ia vlen të jetohet.? Projekti për ndërtimin e këndit të 23-të të lojërave parashikon krijimin e një hapësire të re çlodhëse, shtimin e gjelbërimit, ndriçimin, vendosjen e stolave, si dhe instalimin e moduleve të ndryshme lojërash për argëtimin e fëmijëve.