“IAP” çliron Europën nga gazi rus - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjatimi i gazsjellësit TAP drejt Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës si dhe Kroacisë, vlerësohet si një projekt me rëndësi jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Evropën në tërësi, pasi do të çlirojë këtë te fundit nga varësia e gazit rus. Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu e vlerëson gazsjellësin Joniano-Adriatik, si jetik edhe për Shqipërinë. ?Ne luftojmë për korridorin jugor sepse ai do të ndihmojë në sigurinë rajonale, bashkëpunimin dhe rritjen ekonomike, por mbi të gjitha do të çlirojë Evropën nga varësia e tepërt ndaj gazit rus dhe gazsjellësit rus. Ndërsa hyj në çerekshekullin e dytë të punës sime për sigurimin e energjisë në Europë, jam i nderuar të shërbej në një vend që luan një rol kaq kryesor në realizimin e ëndrrës së gazsjellësit të korridorit jugor, i cili përfshin gazsjellësin TAP dhe jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre. Në të njëjtën vizion strategjik, SHBA-te e kanë mbështetur gjithmonë gazsjellësin Joniano-Adriatik, si një zhvillim të natyrshëm pas përfundimit të korridorit jugor?. Për ambasadorin, gazifikimi Shqipërisë do të ulë edhe koston e energjisë elektrike, që paguajnë shqiptarët.?Së bashku me interkonjeksionin e propozuar Greqi-Bullgari gazsjellësi Joniano-Adriatik, do të rrisë furnizimin me energji për Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë, por do të shërbejë si mbrojtje kundër ndasive për gazin dhe rritjen e çmimit të energjisë. Shqipëria shpenzoi më shumë se 80 milion dollarë për importin e energjisë këtë verë. Konsumatorët shqiptarë duhet të jenë shumë të kënaqur nga mundësia për të paguar më pak për energjinë elektrike?.Mbështetje të plotë këtij projekti, qe ka mbledhur ne Tirane përfaqësues te shteteve, i ka dhënë edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.?BE është muskuli prapa këtij projekti. Ne në BE jemi të kënaqur që shikojmë ecurinë që është diskutuar dhe po diskutohet për projektet e gazit. Ecuria, përsa i përket gazsjellësit TAP dhe Jonian, janë një nga 10 prioritet e komisionit Junker është që ne ta bëjmë energjinë më të përballueshme dhe më të sigurt dhe të qëndrueshme.?Shqipëria është përfituese e madhe e këtij projekti, pasi do të bëjë të mundur gazifikimin e veriut të Shqipërisë, duke nisur nga Durrësi, Lezha e Shkodra. Projekti Joniano-Adriatik që do të shtrihet në katër shtete: Kroaci, Bosnje Hercegovine, Mal të Zi dhe Shqipëri, do të bëjë të mundur që vendi ynë të mos ndërtojë një rrjet të dedikuar të transmetimit për zonën e veriut. Ky gazsjellës ka një gjatësi prej 516 kilometrash dhe kosto ndërtimi prej gati 630 milionë eurosh. Ai mund të përdorë gazin e TAP-it, për ta shpërndarë deri në Kroaci ose anasjelltas.

Free Traffic Exchange