20 orë transmetim maratonë ?live? për të kremtuar 20 vjetorin e emisionit ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu.
Një kthim në retrospektivë, nga improvozimi i së njëjtës studio dy dekada më parë kur Opinioni startoi deri tek e njëjta kollare e gazetarit Fevziu në të parin emision.
Protagonistët ishin të shumtë, figura të njohura të politikës deri tek ato të artit, të cilët ia lanë rradhën njëri ?tjetrit në këtë transmetim maratonë. Por si erdhi 20 vite më parë në Tv Klan ?Opinion??
Aleksandër Frangaj: "Sot kur e kujtoj është për tu çuditur sesi është realizuar skenografia në harkun e një nate".
Dhe padyshim kulmin e tij të audiencës Opinioni e pati me përballjen Nano-Berisha.
Në morinë e të ftuarve spikati rikthimi përmes një interviste e ish-kryeministrit Fatos Nano, qasja e tij për politikën aktuale, deri tek marrëdhëniet me shumë prej figurave politike.
Fevziu: Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin?
Nano:Jam në gjendje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes.
Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?
Nano: Ka por janë specie e rrallë.
Për herë të parë në 20-vjetorin e ?Opinion?-it gazetari Blendi Fevziu shfaqi edhe një pjesë nga intervista e xhiruar 9 vite më parë dhe e patrensmetuar, për jetën private të ish-kryeministrit Berisha.
Pas paneleve në studio, maratona e Opinionit vijoi me një mbrëmje gala në mjediset e Korpusit Universitar ku ishin të pranishëm qindra të ftuar. Intervistën e parë gazetari Blendi Fevziu e pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, të cilin e riktheu në 20 janarin e vitit 2002.
Fevziu: Ju vjen keq atëherë kur dhatë dorëheqjen?
Meta: Jo absolutisht, dorëheqja gjithmonë më ka kalitur dhe më ka rikthyer më të fortë.
Studio e improvizuar e Opinionit në mbrëmje priti jo pak personalitete edhe nga Kosova e Maqedonia, mes të cilëve edhe një mik të këtij emisioni, Presidentin Hashim Thaçi.
?Dokumentari që ju keni përgatitur për Kosovën dhe gjithë atij zhvillimi historik do të mbetet përgjithmonë dhe do të jetë kujtesë shumë e mirë për ne dhe për fëmijët tanë.
Surprizoi jo pak kryeministri Edi Rama, i cili për pak minuta zuri vendin e moderatoit të emisionit, ku kësaj radhe pyetjet ishin për Blendi Fevziun.
Rama :Jemi këtu në "Opinion"?përgjigju shpejt dhe mos ndërhy se do fusim reklamat.
Rama: A nuk mendoni se pas 20 vitesh duhet ti ndërroni emrin emisionin.
Fevziu: Jo nuk mendoj kështu. Nuk kam pas e ndryshoj as emrin e as imazhin, pasi ecën mirë.
Fevziu: Një gjë?me kryeministër s?do e ndërroja kurrë emisionin
Nuk munguan detajet edhe me kreun e demokratëve Lulzim Basha.
Fevziu: Besoj se e mbani mend, ka qenë shkurti i ?91, kur tentova të nxjerr nga klasa. Ishin ditët e Lëvizjes Studentore, unë vija pak orë dhe kthehesha përsëri atje tek studentët. Sepse u kapëm në një debat për çështjen e Faik Konicës.
Basha: E di që u zumë dhe që më kërkove të dal nga klasa, por unë refuzova. Ishte kohë rebelizmi.
Pas morisë së intervistave ...