4 ton kanabis të kapur nga policia italiane, dyshohet se u ngarkuan në det të hapur nga trafikantët

2018-05-02 1

Katër tonë kanabis të bllokuar tri ditë më parë nga Guardia Di Finanza, dyshohet se janë ngarkuar nga trafikantët shqiptarë në det të hapur. Ende nuk dihet se në ç rrethana është ngarkuar lënda narkotike e kapur në jahtin e drejtuar nga Flamur Mema.

Ky i fundit është pronari një peshkarexhe në Durrës. Në mjetin lundrues që ai drejtonte u kapën 4 tonë kanabis, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportuar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe.

Bashkë me Memën, u kapën Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi. Në lidhje me hetimet e çështjes, Policia e Shtetit pritet të referojë në prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktet hetimore, bazuar në informacionin policor të administruar nga autoritetet italiane si dhe veprimet hetimore të kryera për arrestimin e të dyshuarve.

Një ditë më parë, Guardia di Finanza shpërndau pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar prej tyre. Pasi u ndoqën për disa orë 3 shqiptaret u dorëzuan. Mjeti ankorua në Bari ku u shkarkua lënda narkotike nga policia italiane.