Në mes të një debati të fortë për reformën në Akademinë e Shkencave, Report Tv ka investuar politikanin dhe anëtarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin, i cili shprehet se Akademia është katandisur në këtë gjëndje për shkak të asaj që ai e cilëson si ?antireforma e Saliut në vititn 2007?.
Sipas Gjinushit, ?Problemi i akademisë nuk është problem i emrave të veçantë, pasi debati që bëhet është shumë i gjerë dhe shumë i gjatë. Që pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri është hapur një debat, duhet akademia, sduhet akademia dhe sulmet ndaj saj janë shumë mediokër dhe dashakeqe. Sepse nuk debatohet se si ta rivendosim shkencën. Këtu është fjala ça do investojmë për shkencën dhe si do jete hierakia, kush do jenë institucionet, si do bëhet drejtimi dhe promovimi i punimit shkencor në Shqiperi.
Akademiku Gjinushi sqaron për Report Tv, shkaqet që e kanë cuar Akademinë në këtë gjendje ku ndodhet sot, mes një furtune debatesh.