Ora News – Gazsjellësi Adriatiko-Jonian do të çlirojë Evropën nga varësia e gazit rus

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tiranë zhvilloi sot punimet mbledhja e 4-t e radhës, e Njësisë së Menaxhimit të projektit për gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP), zgjatim ky i projektit TAP, nga i cili pritet të përfitojë jo vetëm Shqipëria por edhe vendet e rajonit.
Në këtë takim ishin të pranishëm ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, personalitete të institucioneve të linjës kombëtare dhe ndërkombëtare, donatorë dhe ekspertë të fushës.
Donald Lu: Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, por gazsjellësi TAP është i rëndësishëm pasi mbështet në bashkëpunimit rajonal dhe sigurinë. Gazi ka të bëjë me pushtetin, Në luftojmë për korridorin, pasi do të ndihmonte në bashkëpunim dhe do të çlirojë Evropën nga varësia e gazit rus.
Shqipëria luan një rol kryesor në gazsjellësin jugor dhe jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre.
SHBA e ka mbështetur gjithmonë këtë korridor, së bashku më interkonjeksion Greqi-Bullgari, do të rrisë shumëllojshmërinë e furnizimit me energji për vendet e Ballkanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gazsjellesi-adriatiko-jonian-do-te-cliroje-evropen-nga-varesia-e-gazit-rus/