Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se nuk do të votojnë Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendit dhe qeverinë e re ?Rama 2?.
Sipas tij, qeverinë ?Rama 2? nuk e kanë votuar 80 % e shqiptarëve, prandaj edhe LSI do të votojë kundër në Kuvend.
?Nuk e votojmë qeverinë ?Rama 2?, pasi nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve. Grupi i LSI do të diskutojë kandidaturën e Ruçit, pasi kandidaturat të bëhen publike dhe do të përcaktojë qëndrimin, që është çështje e parëndësishme për ne, por jam i bindur që nuk do të jetë një votë pro.
Rruga që do të ecë grupi i LSI është rruga e një opozicioni, jo vetëm të fortë dhe të qartë i mbështetur në çështje të mëdha parimore, që kanë të bëjnë me interesin publik, që është cënuar nga qeveria, do u japim jehonë shqetësimeve qytetare?deklaroi ai për Report Tv.
Nesër do të mblidhet Kuvendi për seancën konstituive, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe votimi i qeverisë së re.