Report TV - Video ekskluzive/Ja si grabiten gomat e makinave në Tiranë

2018-05-02 3

Ditën e djeshme Policia e Tiranës zbuloi se një 30 vjecar kishte grabitur gomat e rreth 11 makinave në Tiranë.

Report TV ka arritur të sigurojë një video ekskluzive të Ervis Zervos, i cili pasi ka grabitur një gomë, i drejtohet makinës së tij për tu larguar.

30-vjecari kontrollonte zonën për kamera sigurie, sigurohej që nuk kishte njerëz dhe më pas duke përdorur një kriko, i merrte gomat e makinës në një karton dhe i transportonte drejt makinës së tij tip Golf.

Në këtë video të siguruar nga Report TV dallohet Ervis Zervo i cili kalon mes përmes një pallati me karton në krah, ku dallohet qartë se ka një gomë në brendësi të tij.

30-vjecari qetësisht shkonte te makina e tij, ndërkohë që makinave të cilave u ka hequr gomat, u ka vendosur disa gurë.

Free Traffic Exchange