Report TV - Prostitucioni online, studentet para gjykatës, 'arrest në shtëpi' tutores

2018-05-02 1

Dalin para gjykatës 8 të akuzuarit për shfrytëzim prostitucioni të cilët u arrestuan në Tiranë dy ditë më parë gjatë Operacionit Chat Line 3.

Mes të arrestuarve është edhe menaxherja e 7 studenteve Dafina Tresa.

Prokuroria ka ngritur akuzën për përshtatje ambientesh për shfytëzim prostitucioni, rekrutim vajzash për prostitucion.

Tresa ka mohuar akuzën duke u shprehur se vajzat çdo gjë e bënin me dëshirën e tyre. Ajo shtoi se nuk e dinte që ky ishte aktivitet penal.

Ndaj tutores u caktua masa e sigurisë ?Arrest në shtëpi?.

Një rrjet vajzash që ushtronin prostitucion online u shkatërrua para pak ditësh nga Policia e Tiranës.

Free Traffic Exchange