Vëllezërit Bejko zgjedhin sërish të hipin në tarracën e pallatit në lagjen nr 11 në Durrës, nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Edhe para tri ditësh vëllezërit ndërmorën të njëjtin veprim, pasi Përmbarimi kërkon daljen e tyre nga banesa.
Para pak ditësh kur vëllezërit zbritën u shprehën se nëse nuk ndërmerret asnjë masë do ta përsërisin veprimin e tyre sërish.
Ata janë kundër vendimit të gjykatës e cila ka miratuar prishjen e godinës së tyre.
Ata janë kundër aksionit të Përmbarimit pasi pretendojnë se janë në proçes në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë vendimin e saj.