Mashtrimi me cilësinë e karburantit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka numrin më të lartë të karburanteve për kilometër katrore në të gjithë Evropën. Të dhënat vijnë nga Inspektorati Shtetëror Teknik, ku në bazë të një studimi tregu, rezulton se në vendin tonë është ndërtuar një stacion karburanti për 2800 banorë, ndërsa në shtetet europiane ka 1 pikë karburanti për 4000 banorë. Kjo ndoshta është edhe një nga arsyet se përse në vendin tonë, ka gjithmonë diskutime për cilësinë dhe sasinë me të cilët shumë nga këto karburante mashtrojnë konsumatorin. Numri i lartë i tyre përbën një problem edhe për vetë institucionet e kontrollit, të cilat nuk mund të arrijnë të monitorojnë njëkohësisht këtë treg. Por zyrtaret e Inspektoriatit të Cilësisë, thonë se numri i rasteve të abuzimit është në rënie. Por sa vihet në diskutim cilësia e naftës, tashmë që kompania e rafinimit vendase ARMO ka filluar punën? Inspektorati i Kontrollit të Cilësisë ka vendosur gjithsej këtë vit 235 mijë dollarë gjoba për 133 subjekte. Por biznesi i karburanteve ne Shqipëri, regjistron fitime marramendëse ne nje kohe qe numri i konsumatorëve është disa here me i ulet se ne vendet e Europes.