Nxitje arsimit profesional - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arsimi Profesional ka qene teme e debatit ne Komisionit e Edukimit dhe Medias, ku ishte i thirrur Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Demokratet e kane cilësuar diskriminues vendosjen e mesatares për hyrjen ne shkollat profesionale. Ish-Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe deputeti Luçiano Boçi kërkuan sqarime nga ministri Klosi, se pse 30% e maturanteve te Arsimit Profesional, kete vit ishin mbetës dhe penalitet ndaj me te mirëve gjate pranimeve ne Universitete. Ministri i Mirëqenies Sociale u shpreh se cilësia ne Arsimin Profesional është rritur ndjeshëm, veçanërisht ne shkollat elitare ku kriter i pranimit është nota mestarë. Sa i përket pranimeve ne Universitete, ministri deklaroi se ky proces, po ndiqet nga Ministria e Arsimit. Tre vitet e fundit ne shkollat profesionale është dyfishuar numri i nxënësve si dhe janë hapur dege te reja te orientuara nga kërkesat e tregut te punës.

Free Traffic Exchange