Hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit ne Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutimi i 37-vjeçarit Erion Mihallari mbrëmjen e së shtunës në Elbasan dyshohet se u bë nga vrasës me pagesë. Dyshohet se njëri nga atentatorët ka qenë i veshur me uniformë policie, duke bërë të mundur largimin e tij, pa u pikasur nga dëshmitarët okular. Edhe pse grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të zonës ku ndodhi vrasja e emigrantit Mihallari, përsëri prej tyre nuk janë nxjerrë element të rëndësishëm që mund të identifikojnë autorët. Sipas policisë viktima përdorte dy mbiemra dhe këtë ndryshim e ka bërë për shkak të problemeve me drejtësinë në shtetin italian vite më parë.Pavarësisht se ngjarja ndodhi në një na zonat e populluara të qytetit të Elbasanit, përsëri autorët kanë vepruar pa lënë gjurmë, pasi edhe qitja me armë zjarri tip pistoletë TT, u krye me silenciator. Gjithashtu një tjetër pistë që po hetohet është çështja e pronësisë. Erion Mihollari kishte ndërtuar përgjatë rrugës nacionale me Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë nje kompleks, hotel, karburant. Ai rezulton administrator i biznesit dhe aktualisht, policia është duke verifikuar të dhënat mbi atë pronë, pasi më herët ka pasur një proces gjyqësor me palët e treta. Kjo nuk është hera e parë që vrasës me veshje policie ose kamuflazh ushtrie, kryejnë vrasje ne Elbasan. Edhe rastin e masakrës ndaj fisit Çapja ekzekutoret mbanin te njëjtat veshje.