http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt të gjitha familjet e reja, do të kenë mundësi të përfitojnë kredi të buta nga Bashkia e Tiranës. Për këtë qëllim, drejtuesit vendore do të vendosin në dispozicion të tregut bankar, një fond prej 1 milion dollarësh. Duke u ndalur tek çështja e strehimit, Veliaj tha se gjetja e nje shtëpie është bileta për të dalë nga varfëria për shume njerëz. Nëse ndërtuesit do të lënë apartamente për banesa sociale për te pastrehët, ata do të kenë bonuse nga bashkia. Këto deklarata, kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare ?Strehim për të gjithë?.