http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht protestave dhe zërave kritikë për ligjin e ri që Kuvendi miratoi një javë më parë, kryeministri Edi Rama deklaron se nuk ka kthim pas per mbetjet. Rubrikën e së dielës ?komunikimi javor? kreu i qeverisë ia ka kushtuar kësaj çështjeje. Ram akuzoi Partinë demokratike se po përhap panik. Ndërsa pranoi një pjesë të fajit për mosinformim të publikut, kryeministri Rama theksoi edhe një here dallimet mes mbetjeve dhe plehrave, duke dhënë garanci se asnjë lëndë e rrezikshme nuk do të hyjë në Shqipëri. Lista e importit të mbetjeve të riciklueshme është lista më e kufizuar në rajonin tonë dhe në europë sqaron shefi i qeverisë dhe shton se mijëra tonelata me mbetje, do të dëmtonin më shumë mjedisin, nëse nuk vihen në punë ndërmarrjet e industrisë së riciklimit. Rama siguroi se doganat shqiptare janë gati për të kontrolluar importin e mbetjeve.