http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lacio u ngjit ne vendin e trete ne renditjen provizore te serisë A, teksa shpartalloi Udinezen ne shtëpinë e këtyre te fundit ne javën e 7-te. Miqtë e mbyllen pjesën e pare ne avantazh, fale golit te Imobile per te gjetur rrjetën edhe dy here ne te dytën. Fillimisht Keita dyfishoi shifrat përpara se Imobile te vuloste rezultatin përfundimtar 3-0 ne minutën e 62. Edhe ne ketë ndeshje portieri Thoma Strakosha ishte titullar me Lacion. Ndërkohe Peskara e shqiptareve Memushaj dhe Manaj u mund ne shtëpi 0-2 nga Kievo qe po zhvillon nje kampionat mjaft te mire ne serine A. E ndërsa kapiteni Memushaj luajti gjate gjithë ndeshjes, Rey Manaj u detyrua te linte fushën ne minutën e 67 pas nje problemi ne Kavilje. Për sulmuesin lushnjar u detyrua te ndërhynte edhe trajneri i Peskares Masimo Odo, duke deklaruar se edhe pse është nje lojtar me te ardhme te sigurte, ai nuk është Higuain qe i zgjidh i vetëm ndeshjet duke kërkuar qe e gjitha skuadra ta mbështesë atë. Pas 7 javësh, Peskara e shqiptareve ndodhet ne vendin e 17 ne renditje ne kuotën e 6 pikëve, 1 me shume se zona e ftohte e rënies nga kategoria.