Fier, Rama mbron reformën ne arsim - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Fieri kryeministri Edi Rama ka mbrojtur reformën ne arsimin e larte si një reforme qe bazohet mbi meritën. Gjate nje takimi me maturante te shkollës ?Janaq Kilica? lideri i maxhorances ka theksuar se sistemi i regjistrimit në shkollën e lartë plotësohet me reformën në arsimin e mesëm, që u heq detyrimin nxënësve për të përcaktuar lëndët me zgjedhje që në vitin e parë.?Matura Shtetërore duke u forcuar i ka dhënë mundësinë nxënësve më të mirë që të jenë më të vlerësuar në meritën e tyre. Edhe sistemi i ri i regjistrimeve në shkollën e lartë është garanci e plotë që fatin, secili e ka në dorën e vet, nuk e përcakton dot më as miku, as partia, as leku. Sistemi është i tillë që bën të pamundur çdo lloj interferencë të faktorëve të tjerë në një proces ku vlerësohet në mënyrë kompjuterike merita në bazë të rezultateve.?Kryeministri ka shpjeguar edhe vizionin e qeverise qe ai drejton per sektorin e bujqësisë gjate nje takimi me fermerë në Vajkal të Fierit. Shefi i ekzekutivit ka ftuar fermerët te aplikojnë me projekte pranë Fondit te Garancisë Kombëtare.?Fondi i Garancisë është një praktikë që të fillojnë njerëzit të kuptojnë që paratë janë, por nuk duhet pritur që t?i sjellë shteti tek dera dhe ti ta marrësh atë subvencionin e naftës, të mbushësh ?Mercedesin? dhe të shkosh në Tiranë. Kështu, as banka, as Bashkimi Europian nuk të japin asnjë lek.?Rama ka premtuar se program i ujitjes e kullimit është prioritar per qeverinë.?Kemi bërë një punë kolosale në raport me mundësitë dhe në raport me të shkuarën. Deri në qershor të vitit të ardhshëm do kemi çuar ujin në çdo parcelë dhe do kemi rritur sipërfaqen e ujitur në 225 mijë hektarë.?Gjate qëndrimit ne Fier, Rama ka inspektuar edhe punimet ne rrugën ?Mujo Ulqinaku?, ku kryebashkiaku socialist Armando Subashi po aplikon te njëjtin model qe vete Rama ndoqi ne Tirane, kur drejtonte bashkinë duke lyer fasadat e pallateve.