http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Vau i Dejës lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar rivalin politik Edi Rama se tradhtoi votën qe shqiptaret i dhanë ne qershorin e 2013. Gjate nje takimi me strukturat Basha nënvizoi se shembulli me domethënës per ketë është lejimi i importit te mbetjeve, por kjo qeveri nga ana tjetër nuk ka mbajtur as premtimet e tjera qe e sollën ne pushtet, duke filluar nga premtimi per 300 mije vende pune e deri tek shëndetësia falas.?A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si kalë beteje ndalimin e importit të mbetjeve dhe në momentin më të parë t?i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte heronj t?i quash sharlatanë. A ka tradhti më të madhe për popullin se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me taksat e rritura, me faturat e rritura, ti marrësh të gjitha për vete dhe për një grusht biznesmenësh hajdut dhe popullin ta lësh para tre alternativave; varfëri absolute, burg ose emigracion. A ka tradhti më të madhe se sa të skllavërosh popullin tënd me të keqen më të madhe që ka njohur ky vend, që ka njohur jo pak marrëzi, që është mbjellja, kultivimi dhe trafiku i drogës??Sipas Bashes tashme qe zgjedhjet po afrohen, Rama ka nisur serish perpjekjet per t?i mashtruar njerëzit.?Si ka mundësi në 3 vite 12 miliard euro i ka vjelë me taksa dhe jo vetëm nuk i rrit subvencionet po i përgjysmoi, dhe ato qe buxheti ia dha një grushti grumbulluesish dhe importuesish të inputeve bujqësore. Sepse skema e kësaj qeverie ka qenë dhe është, merrja shumicës dhe jepja pakicës.?Sipas Bashes pas 3 vitesh ne krye te vendit kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë bilanc e asnjë premtim të mbajtur, por ka sjelle vetëm keqqeverisje, varfëri dhe mjerim.