Basha: Rama, tradhtar e frikacak - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa në Tiranë po protestohej kundër ligjit të importit të mbetjeve, kryetari demokrat Lulzim Basha, nga Lezha deklaroi se qytetarët ndihen të tradhtuar, të varfëruar dhe të nëpërkëmbur nga kryeministri Edi Rama.?Sa herë që ka revoltë qytetare Edi Rama ia mbath si frikacak. Është ngujuar me njerëzit që i ka përdorur për të lidhur paktin me mafien, ndërkohë që qytetarët janë në shesh përballë tij e do të jenë përballë tij edhe më shumë. Nuk ka debat ideologjik, ka një debat parimor: Do të jemi me qytetarin apo do të jemi me oligarkinë? Do të jemi me shqiptarët apo do të jemi me mafien ndërkombëtare të plehrave? Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ai ka zgjedhur mafian ndërkombëtare të plehrave dhe për këtë ka tradhtuar edhe ata qytetarë që i përdori për të ardhur në pushtet para tre vitesh.?Në vijim të turit të takimeve me demokratët, Basha akuzoi kundërshtarin politik se po përpiqet të gënjejë qytetarët për investime imagjinare apo duke përuruar investime të qeverisë së mëparshme.?Vjen vërdallë dhe ju flet për bujqësinë dhe ju thotë fermerëve merrni kredi. Pse vallë kjo është detyra e Kryeministrit t?u thotë fermerëve merrni kredi?! Kjo është detyra e bankave. Ky çfarë është sekseri i bankave?! Ku i ka subvencionet? Ku i ka investimet? Edi Rama nuk bëri asgjë në këto tre vite për bujqësinë. Nuk bëri asgjë në këto tre vite për fermat. Dhe sot u vjen vërdallë si buratin dhe ju thotë merrni kredi. Sepse paratë që duhet të përfundonin në subvencione për fermat, në investime për zhvillimin rural, përfunduan në xhepat e një grushti njerëzish që i ndajnë këto para me Edi Ramën dhe qeveritarët e korruptuar në Tiranë."Kur kanë mbetur rreth 9 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD ka nisur turin e takimeve me strukturat e partisë. Në bisedat që ka zhvilluar deri më tani, Basha ka pranuar edhe gabimet e bëra nga qeverisja e demokratëve