http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
8 muaj para zgjedhjeve parlamentare, lideri i opozites Lulzim Basha, ka përvijuar strategjinë politike te opozitës, duke u bazuar mbi dy linja dëgjimi i zërit te qytetareve dhe ndjesa për gabimet e qeverise Berisha. Duke iu drejtuar te rinjve demokrate te Akademisë Politike te organizuar nga PD, Basha ka theksuar se njerëzit, duhet ta dine qe PD, tashme ka reflektuar mbi qeverisjen e saj 8-vjeçare. Basha ka përsëritur ndjesën e tij per ligjin qe lejonte importin e mbetjeve, duke shprehur mbështetje per protestën e shoqërisë civile ditën e shtune. Duke u ndalur tek integrimi; nje muaj para se Komisioni Europian te jape rekomandimin per hapjen ose jo te negociatave, Basha ka theksuar se me kete qeveri, negociatat nuk mund te hapen. Por ndryshe nga kryetari i partise; kryetarja e komisionit te integrimit Majlinda Bregu, beson se Brukseli duhet t?i hape negociatat per anëtarësim ne Bashkimin Europian edhe per shkak se monitorimi i BE mbi qeverinë, do te rritet.